Javën e kaluar një numër më i madh punonjësish amerikanë kërkuan asistencë për papunësinë, duke i dhënë fund një prirjeje të kohëve të fundit, kur një numër më i vogël personash po kërkonin ndihmë financiare. Qeveria tha sot se 436 mijë punonjës të tjerë bënë kërkesa të reja për kompensimet e papunësisë, pra 26 mijë më tepër se sa javën e kaluar.
Kjo është një shenjë se punëdhënësit po vazhdojnë të pushojnë nga puna njerëz të tjerë dhe se ende nuk po krijohen vende pune të mjaftueshme. Megjithatë, numri i personave që kanë kërkuar asistencë papunësie ra mesatarisht gjatë 4 javëve të fundit mesatare në 431 mijë persona.
Ekonomia amerikane krijoi 151 mijë vende të reja pune në tetor dhe ekspertë të papunësisë mendojnë se numri i të papunëve në nëntor mund të jetë pak më i vogël. Megjithatë, nuk pritet që numri i të papunëve në SHBA të pakësohet ndjeshëm. Aktualisht, afërsisht 1 në 10 punonjës amerikanë janë pa punë.
Analistët thonë se presin që raporti mujor i papunësisë të premten të tregojë se ritmi i papunësisë në vend ka qenë për të katërtin muaj rresht 9,6 për qind. Rreth 15 milionë amerikanë janë të papunë.