Lidhje

Mijëra marrin pjesë në Marshimin e Grave


Mijëra gra në marshuan në qytete të Shteteve të Bashkuara dhe në vende të tjera, për Marshimin e tretë të Grave për të kërkuar barazi, për të tërhequr vëmendjen për mjedisin, të drejtave të imigrantëve dhe çështje të tjera.

“Marshimi i Grave”, një organizatë kombëtare joqeveritare që u krijua nga marshimi i Uashingtonit, e mbajti përsëri protestën kryesore në Uashington, fare pranë Shtëpisë së Bardhë.

Marshimi i parë, ku morën pjesë miliona protestues nëpër rrugë, u bë një ditë pas inaugurimit të presidentit Donald Trump në janar 2017.

Qindra-mijëra gra morën pjesë në atë protestë, për të shprehur kundërshtimin ndaj administratës së re dhe politikave të saj.

600 marshime të ngjashme u mbajtën në Shteten e Bashkuara dhe në gjithë globin.

Disa organizata me peshë të grave dhe të të drejtave civile mungojnë nga lista e partnerëve, e publikuar nga faqja e internetit e Marshimit të Grave, përfshirë Komitetin Kombëtar Demokrat. Arsyeja është se disa nga udhëheqëset e kësaj lëvizjeje, janë akuzuar se kanë këndvështrime raciste dhe anti-semite.

Organizatorët kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG