Lidhje

Shtetet e Bashkuara rihapën kufirin ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas


Autoritetet amerikane rihapën vendkalimin kufitar San Ysidro ndërmjet San Diegos dhe Tijuanas në Meksikë, pasi e kishin mbyllur atë të dielën në përgjigje të një përpjekje të migruesve që të vërsulen drejt kufirit.

Më shumë se 500 burra, gra e fëmijë thyen bllokadat e policisë meksikane dhe agjentët amerikanë të sigurisë hodhën gaz lotsjellës derisa helikopterët po fluturonin përmbi.

Sekretarja e sigurisë kombëtare, Kirstjen Nielsen, tha se vendkalimi ishte mbyllur për shkak “të sigurisë publike në përgjigje të përpjekjeve të numri të madh migruesish që kërkonin të hyjnë në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme”.

Ministria e Brendshme e Meksikës, tha se autoritetet arritën të përmbajnë një grup “që në mënyrë të dhunshme” provoi të kalojë kufirin dhe ata që janë identifikuar si pjesëmarrës, do të dëbohen menjëherë.

Rreth 5 mijë migrues nga Amerika Qendrore, shumë prej të cilëve ne përpjekje për t’i ikur varfërisë dhe dhunës në vendet e tyre, kanë arritur ditëve të fundit në Tijuana, në jug të shtetit perëndimorë të Kalifornisë, pasi që kaluan nëpër Meksikë.

Më herët të dielën presidenti amerikan, Donald Trump, u kërkoi Meksikës dhe vendeve të Amerikës Qendrore që të ndalin valën e emigrantëve që janë nisur drejt Shtetet e Bashkuara, megjithëse Meksika mohoi pretendimin e tij se ajo ishte i gatshëm t'i lejonte strehimkërkuesit të qëndronin atje derisa rastet e tyre të vendoseshin nga gjykatat amerikane të emigracionit.

"Do të ishte shumë e zgjuar”, shkroi presidenti Trump, “nëse Meksika do të ndalte karvanin para se ata të arrijnë në kufijtë jugor, apo nëse vendet e prejardhjes së tyre nuk do të lejonin krijimin e karvanëve (kjo është mënyra se si ata i nxjerrin njerëzit e caktuar nga vendet e tyre dhe i hedhin në Shtetet e Bashkuara. Jo më)”, shkroi ai.

​Presidenti Trump tha të shtunën vonë se migruesit në kufirin jugor, shumica prej tyre nga Hondurasi, Guatemala dhe El Salvadori - "nuk do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, derisa kërkesat e tyre të miratohen individualisht në gjykatë. Ne do të lejojmë vetëm ata që vijnë në vendin tonë në rrugë të ligjshme”.

Ai shtoi se “të gjithë do të qëndrojnë në Meksikë. Nëse për çfarëdo arsye bëhet e domosdoshme, do ta mbyllim kufirin jugor. Nuk ka asnjë shans që Shtetet e Bashkuara, pas dekadash të abuzimeve, të vihet sërish në një situatë të tillë të kushtueshme dhe të rrezikshme”.

Por qeveria e re meksikane e cila do ta marrë pushtetin të shtunën tjetër, mohoi të jetë pajtuar që të lejojë ata që kërkojnë strehim në Shtetet e Bashkuara të presin atje derisa rastet e tyre të shqyrtohen nga gjykatat amerikane.

Ministrja e ardhshme e Punëve të Brendshme, Olga Sanchez, tha se “nuk ka një marrëveshje të tillë” dhe hodhi poshtë mundësinë që Meksikoja të bëhet “vendi i tretë i sigurt” për migruesit që synojnë Shtetet e Bashkuara.

Disa orë më herët The Washington Post e citoi atë të ketë thënë se administrata e re e Andres Manuel Lopez Obrador, është pajtuar që të lejojë migruesit në Meksikë si një “zgjidhje afatshkurtër”,

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG