Lidhje

Ç'do të thotë të jesh këngëtar dhe artist në tregun amerikan


Ç'do të thotë të jesh këngëtar dhe artist në tregun amerikan
Ç'do të thotë të jesh këngëtar dhe artist në tregun amerikan

Nuk është e lehtë të jesh këngëtar dhe artist në tregun amerikan. Shembulli më i mirë janë disa këngëtarë të muzikës kantri të cilët thonë të vërtetat e jetës së tyre, dhe çmimin e lartë që duhet paguar për të qenë në krye.

Ndërkaq, këngëtari britanik, Craig David, është ambasadori i vullnetit të mirë i OKB-së për luftën kundër turbekulozit.

Këngëtari i muzikës R&B, Craig Deivid, ishte në Nju jork, ku mbajti një takim si ambasadori i OKB-së në luftën kundër turbekulozit. Rreth 1.8 milion njerëz vdiqën në vitin 2008 nga kjo sëmundje dhe rreth 9 milion infektohen çdo vit.

Ndonëse është e kurueshme, kjo sëmundje mbetet problem kryesisht në vendet e varfëra, si Afrika e Jugut, ku Craig Devid ishte në fillim të këtij muaji me shpresën për të shtuar vetëdijen ndaj kësaj sëmundjeje.

"Doja që fillimisht të shkoja vetë dhe të përjetoja takimin me njerëzit që e vuajnë këtë sëmundje. I rëndësishëm është vaksinimi, ndonëse kjo është një sëmundje e kurueshme” tha këngëtari britanik.

David, i cili ka një ekperiencë mjaft të ngjeshur muzikore gjatë 10 viteve, tha se ai nuk e bën këtë për t’u njohur, por për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.

David Craig , ka shitur rreth 13 milion albume në gjithë botën. Albumi i tij i fundit me titull “Signed sealed delivered” del në treg nesër.

Nuk është e lehtë të jesh këngëtar, dhe artist në tregun amerikan. Shembulli më i mirë janë disa këngëtarë të muzikës kantri të cilët flasin për çmimin e lartë që duhet paguar për të qenë në krye.

Darius Ruker , një ndër emrat më të sukseshëm thotë se përpara se të bëhej artisti që është sot, ka punuar si roje.

“Tani është më e lehtë të dalësh në televizion dhe mund të fitosh edhe famë. Unë kam punuar me grupin tim duke kënduar dhe në 300 shfaqeje, nëpër klube, derisa të bindja producentët. Kjo ishte koha jonë atëherë” thotë ai.

Danny Goeky ka një histori pak a shumë të njëjtë, por fama që mori në shfaqjen American Idol, duke zënë vendin e tretë, i hapi dyert e suksesit. Megjithatë përpara kësaj ai ka punuar si shofer kamioni. Dhe për të nuk ka qenë e lehtë që të spikasje në tregun muzikor, ndaj vendosi që të merrte pjesë në American Idol.

Josh Thompson, një emër i ri i muzikës kantri, cd e fundit e të cilit u rendit ndër 10 më të mirat e muzikës kantri, thotë se ai ka punuar shumë për të arritur këtu ku është.

“Punoja gjithë ditën dhe natën shkruaja këngë” – thotë ai. “ Por nuk e shita lirë punën time, ndonëse kjo është me rrezik”.

Dhe një emër tjetër i njohur i muzikës Eric Church thotë se nuk është vetëm puna por dhe çmimi i lartë që duhet të paguash në jetën private për të qenë i sukseshëm. Ai ka kaluar nëpër divorc, dhe kënga e tij e fundit titullohet “Hell on the Heart”, e cila përshkruan situatën e kaluar prej tij mbas divorcit me ish bashkëshorten e parë. Tashmë i martuar sërish, ai po nis turin e tij të rradhës, ndërsa kënga e tij renditet në krye të klasifikimeve për muzikën kantri.

XS
SM
MD
LG