Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID , po mbështet në Shqipëri Programin për Forcimin e Drejtësisë. Një nga pjesët e këtij programi është zbatimi në gjykatat shqiptare i sistemit të regjistrimit të zërit gjatë proceseve gjyqësore. Në Gjirokastër është organizuar një ditë e hapur për publikun për të nxitur informimin e qytetareve mbi këtë proces.