Një ushtar amerikan që ishte mbajtur peng në Afganistan për gati pesë vjet, u dërgua në një spital ushtarak amerikan në Landstuhl të Gjermanisë. Autoritetet thanë të shtunën se reshteri Bowe Bergdahl u lirua në këmbim të pesë kryengritësve afganë të mbajtur në burgun ushtarak amerikan në Gjirin Guantanamo të Kubës.
Lirimi nga talibanët i ushtarit Bergdahl erdhi pas shumë muaj negociatash të ndërmjetësuara nga qeveria e Katarit. Sipas kushteve të këmbimit, pesë të burgosurit e Guantanamos nuk do të lejohet të largohen nga Katari për të paktën një vit.
"Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Shtetet e Bashkuara po transferojnë pesë të burgosur të Guantanamos për në Katar. Qeveria Katarit na ka dhënë garanci se do të zbatojë masa që mbrojnë sigurinë tonë kombëtare," tha Presidenti Obama.
Duke qëndruar pranë Presidentit Obama në Shtëpinë e Bardhë, prindërit e reshterit Bergdahl shprehën mirënjohje për lirimin e të birit.
"Thjesht dua të të falenderoj të gjithë ata që mbështetën Boin. Ata janë një ekip i mrekullueshme. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë deri sa Boi ta marrë veten plotësisht," tha e ëma e ushtarit.
Ende nuk është njoftuar ndonjë datë se kur do të kthehet reshteri Bergdahl në shtëpinë e tij në shtetin Idaho.
Ai u kap nga talebanët më 30 qershor, 2009, rreth dy muaj pasi kishte arritur në Afganistan.