Lidhje

Vaksina Pfizer, e sigurt tek fëmijët 12-15 vjeç


Vacina Covid-19 da Pfizer-BioNtech

Kompania Pfizer tha se vaksina e saj për koronavirusin është e sigurt dhe me aftësi të fuqishme mbrojtëse tek fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç.

Njoftimi i bërë të mërkurën shënon një hap drejt fillimit të vaksinimeve për këtë grupmoshë përpara vitit të ardhshëm shkollor.

Shumica e vaksinave për koronavirusin që përdoren në të gjithë botën janë për të rriturit, që kanë rrezik më të lartë nga koronavirusi.

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e lart. Por vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë me rëndësi thelbësore për frenimin e pandemisë.

Në një studim me 2,260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç, të dhënat paraprake treguan se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG