Vatikani po punon për hartimin e një dokumenti që pritet të përcaktojë procedurat për të raportuar ata peshkopë që dyshohen se kanë abuzuar seksualisht ose që kanë neglizhuar rastet e abuzimit seksual. Lajmi u bë i ditur nga dy burime të Vatikanit të cilët folën në kushte anonimiteti.
Dokumenti ndodhet ende në fazat e hershme të tij.
Viktimat e abuzimit seksual dhe avokatët e tyre kanë bërë thirrje prej kohësh për masa që do t'i bënin peshkopët më të përgjegjshëm dhe do ta lehtësonin raportimin e rolit të dyshuar të disa prej tyre në mbulimin e rasteve të abuzimit, neglizhencës apo keqmenaxhimit.
Në formën e tanishme, dokumenti është një “Motu Proprio” ose një dekret personal i papës dhe ai do të titullohet "Përgjegjësia morale” tha një nga burimet.
Besueshmëria e kishës katolike është dëmtuar rëndë nga skandalet e abuzimeve seksuale që kanë ndodhur në Irlandë, Kili, Australi, Francë, Shtetet e Bashkuara, Poloni, Gjermani dhe vende të tjera, për të cilat ajo u ka paguar miliarda dollarë viktimave si dhe është detyruar të mbyllë disa famulli.
Facebook Forum