Lidhje

Vatikani mohon njoftimet e medias italiane


Zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi tha se nuk po zhvillohen hetime për asnjërin nga kardinalët

Vatikani po mohon njoftimet se një kardinal të cilit nuk i është përmendur emri është përfshirë në skandalin e rrjedhjes së informacioneve në dokumente që hedhin dritë në luftën që zhvillohet brenda radhëve në nivelet më të larta të Kishës Katolike.

Zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi mohoi njoftimet e medias italiane, duke thënë se nuk po zhvillohen hetime për asnjërin nga kardinalët. Ai tha se një numër zyrtarësh të Vatikanit po merren në pyetje, por nuk dha hollësi.

Këto komente vijnë ndërsa Vatikani përpiqet t’i kontrollojë thëniet lidhur me të ashtuquajturin skandal “Vatileaks, sipas të cilit disa dokumente sekrete që hedhin dritë tek problemet e taksave të kishës dhe lufta për pushtet, i janë dhënë gazetarëve.
XS
SM
MD
LG