Lidhje

Vatra mbyll festimet e 100-vjetorit


Vatra i mbylli dje festimet e 100 vjetorit të krijimit të saj me një darkë në restorantin Chelsea Piers në Nju Jork kur morën pjesë rreth 1 mijë vetë, shqiptarë të ardhur nga të gjitha anët e Amerikës, Kanadasë, dhe mbarë trojeve shqiptare.

Chelsea Piers, është restoranti në brigjet e lumit Hudson të Nju Jorkut, që rezervohet veçanërisht për veprimtari të tilla me pjesmarrës të shumtë. Për darkën e mbrëmshme me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, organizatorët kishin vite që punonin. Vatrani Dany Bloshmi, nje i ri energjik, nuk la vend pa shkuar ne Nju Jork per te siguruar qe ftesat e mbremjes te shtypeshin dhe te ftuarit te njoftoheshin. Ai u kujdes per shume prej çeshtjete teknike te ketyre festimeve - edhe gazetareve u pret rrugen nese mendon se levizjet e tyre mund te prekin mbarevajtjen e aktivitetit, megjithese shume shpejt pendohet. Po ashtu Merita MacCormack, kryetare e deges se Vatres ne Uashington DC, me ec-e-jaket e saj Uashington - Nju Jork, komunikimeve nepermejt Skyp-it me anetarët e tjere te Vatres, beri qe kjo mbrembje dhe te gjitha aktivitetet ne kuader te 100 vjetorit te Vatres te realizoheshin. Eshte edhe kryeredaktori i Diellit Dalip Greca dhe Marjan Cubi, anëtar i kryesisë së Vatrës, qe u shmangen intervistave per te folur per punen e tyre, sepse "puna flet vete", thone ata. Te gjitha keto tregojne mbi te gjitha se kryetari karizmatik i Vatres, doktor Gjon Buçaj, ndodhet ne duar e me krahe te sigurta.

Përgatitje kishin bërë edhe artistët për kete program argëtues. Këngëtarë të njohur si Gëzim Nikaj e Aurela Gaçe ose kitaristi virtuoz Edmond Xhani jane disa prej tyre. Aurela thote se vjen te kendoje ne kete mbremje dhe ndjehet e nderuar, sepse sakrificat dhe perkushtimi qe kane treguar themeluesit e Vatres, perbjejne sfide per kete brez bashkekohor, duke nen kuptuar se "a do te jete ne gjendje brezi i ri t'a çoje perpara kete shoqate,qe brezat e ardhshem te festojne 150 - 200 vjetorin?"

Kitaristin Edmond Xhani shqiptaret e Amerikes e njohin, jo sepse ai prej 14 vjetesh eshte shqiptaro amerikan, por sepse ai me kitaren e tij gjendet ne cdo aktivitet kombetar e argetues, ashtu si edhe mbremet, mes ketij komuniteti.Kengetari Gezim Nikaj te befason me thjeshtesi jashtë skene, edhe pse eshte nje prej artistëve me te njohur e te parapelqyer te shqiptareve te Amerikes, me nje burim mahnites te pashtershem zeri.

Dhe ndërsa tryezat shtroheshin, të ftuarit, rreth një mijë vetë, takoheshin dhe njiheshin me njëri tjetrin.

Pjesmarrësit në mbrëmje i përshëndetën shumë personalitete, përfshi presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga e cila kishte dërguar një mesazh.

I pranishëm në darkë ishte dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu. Ndodhej gjithashtu senatori i Nju Jorkurt, Charles Schumer si dhe ligjvënësi nga Nju Jorku, Eliot Engel, ky i fundit, nismëtari dhe kryetari i grupit të ligjëvënësve amerikanë që kujdesen për çështjet shqiptare.

"Kam aq shumë miq shqiptarë" tha ai "sa kolegët në Kongres shpesh më pyesin - a mos je edhe ti shqiptar? - dhe unë u them Po".

Pas përshëndetjeve, këngët dhe vallet vazhduan deri natën vonë, dhe ishte këngëtari Gëzim Nikaj që ngriti peshë zemrat e pjesëmarrësve me këngën "Shqipëri O Nëna ime".

XS
SM
MD
LG