Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Homs, viktima të tjera


Vazhdojnë luftimet në Homs, viktima të tjera
Vazhdojnë luftimet në Homs, viktima të tjera

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thanë se forcat e qeverisë kanë vazhduar sulmet në qytetin e Homsit duke vrarë të paktën 24 persona në një valë të përshkallëzuar të dhunës kundër kryengritjes 11 mujore.

Bombardimi sot kishte si objektiv disa lagje të qytetit ku aktivistët thonë se sulmet e qeverisë kanë vrarë qindar njerëz që nga e shtuna.

Shifrat e viktimave nga luftimet nuk mund të konfirmohen pasi Siria kufizon raportimet e pavarura.

Autoritetet siriane kanë fajësuar terroristët e armatosur për revoltën dhe thonë se ata janë përgjegjës për disa sulme gjatë ditëve të fundit përfshi një autobombë në Homs.

Kina, e cila iu bashkua Rusisë në veton kundër rezolutës së OKB-së për Sirinë tha sot se kërkon të mbajë kontakt dhe komunikim me grupet opozitare siriane pasi një delegacion i opozitës vizitoi Pekinin për bisedime këtë javë.

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka premtuar të emërojë zëvendës presidentin Farouk al-Sharaa për të zhvilluar një dialog me opozitën. Për grupet opozitare kanë kundërshtuar bisedimet me qeverinë.

Ndërkohë, Gjermania tha sot se do të dëbojë katër diplomat sirianë nga ambasada në Berlin pasi autoritetet arrestuan dy burra të dyshuar për spiunazh ndaj grupeve të opozitës sirane në Gjermani.

XS
SM
MD
LG