Lidhje

Vazhdojnë kërkimet për një vaksinë kundër virisut HIV


Vazhdojnë kërkimet për një vaksinë kundër virisut HIV
Vazhdojnë kërkimet për një vaksinë kundër virisut HIV

Në maj të vitit 1997, presidenti amerikan Bill Klinton përcaktoi objektivin për zhvillimin brenda 10 vjetëve të një vaksine kundër virusit HIV që shkakton Sidën. Për arritjen e këtij qëllimi tepër ambicioz, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë u krijua qendra për kërkime në fushën e Sidës. Por 10 vjet kanë kaluar dhe një vaksinë kundër HIV-it ende nuk ka, ndërsa shkencëtarët po punojnë me ngulm dhe thonë se kanë bërë disa zbulime premtuese në këtë drejtim.

Ashtu si shumë specialitë në trajtimin e Sidës, Dr Raymond Martins në Klinikën Walker Whitman në Uashington është i lodhur nga mungesa e përparimit drejt një vaksine kundër HIV-it.

Kombet e Bashkuara thotë se më shumë se 30 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me virusin HIV. Barna të fuqishme tani mund të kufizojnë dëmin e virusit ndaj sistemin imunitar, por vaksina për neutralizimin e virusit apo parandalimin e infektimit mbetet e pa-arritëshme.

"Virusi HIV ndryshon shpejt dhe kjo e bën shumë të vështirë për të zhvilluar një vaksinë efektive", thotë Dr Martins.

Dr Gary Nabel, ka qenë drejtor i Qendrës Kërkimore për Vaksina në Institutin Kombëtar të Shëndetit, që nga themelimi i saj 12 vjet më parë. Edhe ai e sheh virusin HIV si një kundërshtar të vështirë, me karakteristika unike, dhe kjo e ka vonuar zhvillimin e vaksinës.

"Virusi ndryshon gjenetikisht, prandaj vazhdimisht shfaqet në forma të reja."

Një tjetër tipar i HIV-it është se proteinat në sipërfaqen e virusit janë gjithmonë në lëvizje, gati si një degë peme që tundet nga një erë të fortë. Këto proteina janë të veshura edhe me sheqerna që maskojnë identitetin e tyre, dhe kështu sistemi imunitar nuk ka një objektiv të palëvizshëm për t'a sulmuar ose nga i cili mund të mbrohet.

"Sepse lëvizja e proteinave të maskuar me sheqerna, e bënë shumë të vështirë për sistemin imunitar që t'a dallojë virusin."

Vitin e kaluar, Qendra kërkimore për vaksina bëri një zbulim premtues. Shkencëtarët zbuluan një pjesë të virusit që nuk ndryshon kurrë, i përbërë me antitrupa nga njerëzit e infektuar me HIV. Më e rëndësishmja është se shkencëtarët i kanë klonuar këto antitrupa në laborator.

"Këto antitrupa që vijnë nga individët e infektuar me HIV mund të njohin dhe neutralizojnë mbi 90 për qind të ndryshimit (mutacionit) të virusit HIV," thotë Dr Nabel. "Kjo është diçka që nuk e dinim një vit më parë., dhe do të na ndihmojë për zhvillimin e një vaksine të përherëshme dhe të efektshme."

Dr Nabel paralajmëron se kjo qasje e re për një vaksinë HIV është në faza paraprake. Edhe nëse gjithçka shkon mirë, suksesi mund të jetë shumë vite larg. Për tani, megjithatë, ekziston një dritë shprese.

"Vaksina do të provohet para se të shpërndahet" thotë Dr Nabel. "Mendoj se ne kemi nevojë për t'a provuar, para se të themi se vaksina është zhvilluar. Por mendoj se jemi në një situatë krejtësisht ndryshe nga sa kemi qenë në të kaluarën."

vizitoni: http://astritlulushi.wordpress.com/

XS
SM
MD
LG