Lidhje

Përfundon seanca dëgjimore për Bredli Mening


Përfundon seanca dëgjimore për Bredli Mening
Përfundon seanca dëgjimore për Bredli Mening

Sot përfundoi një seancë dëgjimore që do të përcaktonte nëse analisti i zbulimit të ushtrisë amerikane do të dalë para gjyqit ushtarak për kalimin e dokumentave sekrete tek WikiLeaks.

Kolonet lejtnanti Paul Almanza ka afat deri në datën 16 janar për të bërë rekomandimin e tij për ushtarin Bradley Manning.

Manning përballet me 22 akuza përfshi ndihmën ndaj armikut.

Dje ekspertët e prokurorisë dëshmuan se gjetën prova se analisti shkarkoi kabllot diplomatike në disqe muzikore dhe më pas i dëergoi ato tek WikiLeaks.

Gjatë gjashtë ditëve të dëshmive, avokatët e Manning e përshkruan klientin e tyre si një njeri i trazuar të cilit nuk duhej ti lejohej përqasje ndaj materialeve sekrete ndërsa shërbente në Irak mes nëntorit të vitit 2009 dhe majit të vitit 2010.

XS
SM
MD
LG