Lidhje

Vizita e presidentit Nikson në Kinë hapi rrugën e marrëdhënieve mes dy vendeve


Vizita e presidentit Nikson në Kinë hapi rrugën e marrëdhënieve mes dy vendeve
Vizita e presidentit Nikson në Kinë hapi rrugën e marrëdhënieve mes dy vendeve

Kanë kaluar 40 vjet qëkur presidenti amerikan Richard Nixon zhvilloi vizitën historike në Kinë. Kjo vizitë shënoi fillimin e asaj që ekspertët thonë se është bërë një prej marrëdhënieve ndërkombëtare më të arrira dhe sfiduese të botës.

Vizita e presidentit Richard Nixon në Kinë ishte një dramë aq e madhe në arenën botërore saqë vite më vonë, ajo u pasqyrua në një opera.Por të dhënat historike janë shumë më të thjeshta.

Presidenti Nixon mbërriti me 21 shkurt 1972, në një kohë kur dy vendet diplomatikisht shumë larg. Ai zhvilloi vetëm një takim me udhëheqësin Mao Zedong. Por në prag të përfundimit të vizitës, zoti Nixon tha se ajo “ishte java që ndryshoi botën”.

Diplomati në pension Winston Lord shoqëronte presidentin.

“Fjalë të tilla janë hiperbolike dhe thuhen për të rritur vlerën e ngjarjes. Dhe në këtë rast ishte e vërtetë. Faktikisht kjo vizitë ndryshoi botën. Amerikanët kishte qënë në luftë në Vietnam dhe Kina kishte mbetur e izoluar. Dy vende, njëri me popullsinë më të madhe dhe tjetri më i fuqishmi. Akulli u thye.”

Dy vendet nuk u pajtuan në shumë çështje, por ndan një shqetësim të përbashkët, Bashkimin Sovjetik.

E ndjera Zhang Hanzhi, ishte përkthyese e zotit Mao gjatë vizitës së presidentit Nixon.

“Kërcënimi i vërtetë për Kinën ishte nga veriu dhe kufiri i pafund me Bashkimin Sovjetik. Kryetari Mao fliste shpesh për milionat e trupave sovjetike përgjatë kufirit me Kinën. Ndërkohë që Bashkimi Sovjetik dhe Amerika ishin rivalë, ata mund të gjenin hapësirë për kompromis. Marrëdhëniet e Kinës ishin të tensionuara si me sovjetikët ashtu edhe me amerikanët.”- tha ajo

Interesi i përbashkët i ndihmoi të dy vendet që të gjenin gjuhë të përbashkët. Kështu marrëdhëniet sino-amerikane u zgjeruan gjatë viteve, me zyrtarizimin e lidhjeve diplomatike në fund të viteve 70-të dhe hapjen e ekonomisë kineze nën ish udhëheqësin Deng Xiaoping.

Brent Scowcroft ishte ndihmësi ushtarak i zotit Nixon. Ai thotë:

“Ishte një diskutim i ngushtë dypalësh dhe mardhëniesh, por shërbeu si mënyrë njohjeje dhe bisidimesh dhe vajti mirë. Por me fundin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, ajo që nga kishte lidhur u shpërbë”.

Tani, shqetësime të përbashkëta ushtarake, të drejtat e njeriut, tregtia dhe një numër çështje të ngutshme dominojnë marrëdhëniet mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

XS
SM
MD
LG