Lidhje

Kremtime në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë


Në komunën e Deçanit në Kosovën perëndimore u zhvillua një veprimtari me këtë rast

Edhe në Kosovë, po mbahen manifestime të ndryshme në kuadër të kremtimeve që përfshijë vitin 2012 që shënon 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Për të sjellë frymën e këtyre kremtimeve, korrespondenti ynë, Leonat Shehu ndoqi një veprimtari ne komunën e Deçanit në Kosovën perëndimore, kushtuar personaliteteve që nga kryengritjet e fillim shekullit të kaluar e deri tek ato të lëvizjes Nacional demokratike shqiptare, që luftoi për bashkimin e territoreve shqiptare.

XS
SM
MD
LG