Lidhje

Ulet dy shkallë vlerësimi për obligacionet e Italisë


Kjo mund ta rrisë më tej koston e huasë për këtë vend

Një agjenci ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit ka ulur me dy shkallë vlerësimin për obligacionet e Italisë dhe kjo mund ta rrisë më tej koston e huasë për këtë vend.

Është hera e dytë në pesë muaj që firma Moody's Investors Service e ul vlerësimin për Italinë. Në muajin shkurt kjo firmë uli vlerësimin për Italinë, Spanjën dhe Portugalinë.

Moody's Investors Service tha se arësyeja që po e ulte vlerësimin për Italinë është se ekonomia e brishtë e këtij vendi është mjaft e ekspozuar ndaj vështirësive financiare të Greqisë dhe të Spanjës. Firma tha se mori parasysh gjithashtu një përkeqësim në ekonominë e Italisë dhe mundësinë që ajo të tkurret me 2 për qind këtë vit.
XS
SM
MD
LG