Greqia po has në vështirësi në përpjekjet e saj rinegociuse për paketën evropiane të shpëtimit, ndërsa problemet shëndetësore mënjanuan kryeministrin e ri dhe ministrin e financave përpara një takim të rëndësishëm me Bashkimin Evropian.
Qeveria tha sot se mjekët kanë këshilluar kryeministrin Antonis Samaras të mënjanojë udhëtimet pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në sy të shtunën.
Vassilis Rapanos u shtruan në spital me dhimbje stomaku të premten para se të bënte betimin si ministër i ri i financave.
Greqia do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm Dimitris Avramopoulos në takimin në Bruksel më 28 dhe 29 qershor.
Koalicioni i zotit Samaras ka bërë thirrje për rinegociimin e kushteve të ashpra të paketës së shpëtimit.
Gjithashtu një vizitë për nesër në Athinë nga zyrtarët e huadhënësve të Greqisë – Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është shtyrë.
Inspektorët e borxhit do të rishikojnë situatën fiskale të vendit dhe do të rifillojnë bisedimet që janë lënë pezull gjatë një ngërçi politik gjati dy mujor në Greqi.