Qindra demonstrues marshuan sot në Tokio, në protesta kundër pretendimeve të Kinës ndaj një grup ishujsh në Detin e Kinës Lindore, mbi të cilat kanë pretendime territoriale të dyja vendet.
Protestuesit thonë se Kina nuk ka të drejtë sovrane mbi këto territore, që japonezët i njohin si ishujt Senkaku dhe në Kinë njihen si ishujt Diayu.
Demonstruesit thonë se zotërimi i ishujve nga Japonia është i dokumentuar në shekuj.
Demonstrues kinezë organizuan protesta të ngjashme para ambasadës japoneze në Pekin të martën e kaluar, pasi Japonia deklaroi se i kishte blerë ishujt e pabanuar nga disa pronarë privatë japonezë.