Lidhje

Jerry Sandusky dënohet për abuzim me të mitur


Jerry Sandusky hyri në gjykatën e Pensilvanisë natën e së premtes si një njeri i lirë ... por u largua në pranga.

Pas shtatë ditëve të dëshmisë dhe dy ditët e diskutimeve, vendimi i jurisë ishte: Fajtor për 45 prej 48 akuzave.

Jashtë gjykatës, një turmë festonte. Një banore e Pensilvanisë thotë:

"Ai do të duhet të mendojë në lidhje me këtë çdo ditë të pjesës tjetër të jetës së tij, për atë çfarë ai u ka bërë për këtyre fëmijë -.. Drejtësia dha drejtësi”

Avokati i zotit Sanduski, Joe Amendola u tha gazetarëve se dënimi nuk ishte i papritur:

"Familja Sandusky është shumë e zhgënjyer padyshim me vendimin e jurisë, por ne e respektojmë verdiktin e tyre."

Zoti Amendola thotë se Sandusky ka këmbëngulur në pafajësinë e tij, dhe se mbrojtja tani do të apelojë për rastin.

Prokurorja e Përgjithshëm e Pensilvanisë Linda Kelly falenderoi tetë viktimat që dëshmuan duke thënë se ata treguan "forcë të madhe dhe kurajo." Ajo tha:

"Ky gjyq nuk ishte diçka e kërkuara prej tyre (viktimave). Por më shumë se kaq, ishte diçka që i detyroi ata të përballen me demonët e së kaluarës së tyre, dhe të zbulojnë se çfarë ka ndodhur me ta dhe fëmijërinë e tyre kur ata u takuan me Jerry Sanduskyn".

Në tërësi, 10 të rinj u tha se kanë qenë viktima të Jerry Sanduskyt 68-vjeçar, të abuzuar nga tentativa për përdhunim e deri tek dhuna. Akuzat tronditën komunitetin e Pensilvanisë , duke bërë që bordi i universitetit të pushonte presidentin e shkollës, si dhe trajnierin legjendar të ekipit të futbollit Joe Paterno.

Popullariteti i Sanduskyt dhe puna e tij për bamirësi shpjegojnë se pse rasti i tij tërhoqi vëmendjen e vendit, thotë Michele Booth Cole, drejtore ekzekutive e Brigjeve të Sigurta - Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve në Washington.

"Ne nuk duam të parafytyrojmë se njerëzit që kalojnë kohën me ne çdo ditë, që punojmë bashkë, me të cilët ne shohin hapjen e programeve për të bërë gjëra për të ndihmuar njerëzit, ne nuk duam që të parashikojmë se ata njerëz janë kriminelë." - thotë ajo

Zonja Cole tha se raste të tilla si të Sandusky janë të rëndësishme për të hapur biseda publik rreth abuzimit seksual.
Ajo thotë:

"Abuzimi seksual i fëmijëve është një krim me të vërtetë kompleks, ndryshe nga shumë të tjerë, sepse në qoftë se ju mendoni rreth tij, dëmi ndjek për shumë kohë viktimën dhe kjo nuk ndodh për të pandehurin. Është një krim i ndërlikuar, sepse autori shpesh e bën viktimën të mendojë se ata janë bashkëfajtorë në këtë krim, se është faji i tyre. "

Në një deklaratë, presidenti i Penn State, Rodney Erickson tha se universiteti nuk mund të ndryshojë atë që ka ndodhur, por e pranon përgjegjësinë për të ndërmarrë veprime për abuzimin seksual të fëmijëve.

Sandusky tani është në burgun e qarkut, dhe masa e dënimit të tij pritet të jepet në shtator.



XS
SM
MD
LG