Lidhje

Presidenti Obama: Republikanët në Kongres po pengojnë rimëkëmbjen e ekonomisë


Presidenti Obama: Republikanët në Kongres po pengojnë rimëkëmbjen e ekonomisë
Presidenti Obama: Republikanët në Kongres po pengojnë rimëkëmbjen e ekonomisë

Presidenti Barak Obama po akuzon republikanët në Kongres se po bllokojnë rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Në fjalimin e tij të përjavshëm ditën e sotme, zoti Obama kritikoi republikanët se po përdorin teknika proceduriale për të penguar Kongresin, që të votojë për ndihmën urgjente të papunësisë si dhe masa të tjera.

Presidenti amerikan thotë se zgjerimi i përfitimeve sociale për të papunët është një prej mënyrave me kosto më të efektshme për të ndihmuar ekonominë, por disa udhëheqës republikanë thonë se asistenca nuk i nxit njerëzit që të kërkojnë punë.

Zoti Obama i bëri thirrje Kongresit amerikan që të rrisë kreditë për bizneset e vogla, sikurse dhe të shtojë përfitimet e siguracioneve për të papunët.

Senatori amerikan Pat Roberts, mbajti fjalimin e përjavshëm në emër të republikanëve. Ai kritikoi zotin Obama që emëroi administratorin kryesor të programeve shëndetësore të Medicare dhe Mediceid, ndërkohë që Kongresi ishte në sezonin e pushimeve në fillim të muajit.

Senatori Roberts tha se ky hap i zotit Obama, privon amerikanët nga mundësia për të mësuar rreth zyrtarit të shëndetit, Donald Berwick.

XS
SM
MD
LG