Lidhje

Arbër Xhaferri goditet nga hemoragjia cerebrale


Arbër Xhaferi, ish-kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe ndodhet në gjendje kome në qendrën klinike të Shkupit.
Mjekët dhe burime brenda partisë së tij kanë pohuar se gjendja e zotit Xhaferi është mjaft kritike.
Prej vitesh, zoti Xhaferi ka pasur probleme shëndetësore dhe sipas shenjave ai duket se vuante nga sëmundja e Parkinsonit por kjo nuk është thënë publikisht nga ai vetë.
Zoti Xhaferri u tërhoq nga posti i kyetarit të PDSH-së në vitin 2007, ndërsa aktualisht është kryetar nderi i partisë.
Po ashtu është dhe deputet në Parlamentin e vendit, por nuk ka qenë aktiv në politikë disa vitet e fundit.

Shiko komentet (1)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG