Në bashkitë në Jug të Shqipërisë procesi i votimit për kryetarët e rinj dhe këshillat bashkiake nuk ka shënuar incidente gjatë ditës së sotme. Në votime është vënë re një pjesëmarrje e ulët krahasuar me proceset e tjera zgjedhore dhe një mungesë e kthimit masiv të emigrantëve nga Greqia për të votuar. Opozita ka deklaruar se po e monitoron pjesëmarrjen, ndërkohë që bashkitë e vogla janë ato me numrin më të vogël të pjesëmarrjes në votime. Korrespondeti ynë Raimond Kola sjell hollësitë.
Facebook Forum