Lidhje

Shqipëri, shqetësim seria e vrasjeve në familje


Katër ngjarje të rënda në katër ditët e fundit. Tre gra ekzekutohen nga bashkëshortët. Socialistët: Vendi i gjunjëzuar nga krimi. Kreu i policisë kritika drejtuesve në rrethe.

Në Shqipëri një seri vrasjesh në familje janë regjistruar ditët e fundit, ku për pasojë tre gra kanë humbur jetën. Paraditen e së shtunës një 46 vjecare u vra nga një sulm me thika prej ish bashkëshortit të saj në rrugë, në një zonë lo larg qendrës së kryeqytetit.

Ditën e djeshme dy krime të ngjashme ndodhën në Fushë Mamurras e sërish në Tiranë. Mediat njoftojnë se motivet dyshohet te kenë qenë ato të xhelozisë dhe problemet ekonomike. Ndërsa sot pasdite, për motive pronësie një 62 vjecar në Sarandë vrau vjehrrin e tij dhe la të plagosur rëndë edhe vjehrrën. Në një postim në faqen e saj në Facebook kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli e cilëson gjithë këtë situatë si një cmenduri së cilës i duhet thënë Mjaft.

Intervistë me sociologun Gëzim Tushi
please wait

No media source currently available

0:00 0:06:54 0:00

Ndërkohë javët e fundit kanë shënuar edhe një rritje të kriminalitetit me vrasje të tjera të rënda. Drejtori i Përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj, në një takim sot në Lezhë, tha se në asnjë rast drejtuesit e strukturave të policisë nuk duhet të tregojnë mefshtësi dhe se nuk duhet të ndikohen nga periudha e tranzicionit politik, duke parlajmeruar ndeshkime.


Nga selia e partisë socialiste deputeti Sajmir Tahiri tha se vendi ndodhet nën thundrën e kriminalitetit. Ai i bëri thirrje punonjësve të policisë të përmbushin detyrën për të garantuar sigurinë publike dhe paprekshmërinë e qytetarëve shqiptarë e të tregojnë se shteti është në këmbë pavarësisht se bien qeveritë.

XS
SM
MD
LG