Lidhje

Panairi i përvitshëm i makinave në qytetin e Uashingtonit


Në panairin e makinave të këtij viti këtu në kryeqytetin amerikan, gjigandët e auto-industrisë po ofrojnë modelet e veturave të tyre standarte si dhe makinat e së ardhmes, po ashtu edhe ato të ndërtuara me material të ndryshme.
Shumë prodhues makinash po sjellin automjete të projektuara për të shërbyer si teste për teknologjitë e reja. Mes tyre mund të kuptosh prirjet e së ardhmes të kësaj industrie.

Toyota me motor me hidrogjen FCV Concept po tërheq shumë vëmendjen dhe mund të dal në treg ndoshta vitin që vjen.

Makina përdor hidrogjenin si lëndë djegëse që prodhon elektricitet dhe karikon baterinë. Kjo mban koston e ulët dhe çliron vetëm ujë të pastër.
Përgjegjësi për prodhimin e makinës në Universitetin Clemson në Karolinën e Jugut, Zoran Filipi, thotë se kjo teknologji i jep përgjigje problemeve për mjedisin.

“Futja e kësaj teknologjie në përdorim përbën një lajm të mirë sepse mundëson të gjithë ta provojnë atë, ta shqyrtojnë dhe do të na përgatisë ne për të ardhmen kur infrastruktura të jetë e gatshme.

Kompania Toyota thotë se makina përshkon 500 kilometra me një mbushje dhe furnizimi merr të njëjtën kohë sa makinat me benzinë.

Por makinat e zakonshme, ende më të përballueshmet për konsumatorët, po ashtu po bëhen më miqësore me mjedisin, kryesisht ato me naftë të cilat po ecin me sukses në linjën e makinave luksoze.

Profesori Zoran Filipi, thotë se makinat tradicionale po reagojnë ndaj sfidave.

“Po shohim që makinat e zakonshme por bëjnë përparime, që nga ulja e peshës së makinës, djegia më e mirë, apo transmesioni me 7 deri 10 marshe. Dhe kjo ofron nga 10 deri 20 përqind përmirësime në konsumimin e benzinës.”

Edhe makinat hibride po tregojnë sukses në linjën e luksit. Prodhuesi amerikan Cadillac, fitoi çmimin për teknologjinë e makinës së gjelbër me modelin ELR me motor elektik për ngarjen dhe motor tubo të vogël me benzinë për karikimin e baterisë për të mundësuar kilometrazh më të madh.

Një tjerë aspekt i teknologjisë është shtimi i materialve të ricikluara për ndërtimin e shasisë siç është modeli i3 i BMW. Brendësia e makinës është kombinim i fibrave të karbonit me kauçuk që e bën automjetin më të lehtë.

Zoti Filipi thotë se materialet e lehta dhe strukturat janë kritike tek makinat me bateri të rënda.

“Në të ardhmen trupi i makinës mund t’i përmbajë materiale të ndryshme si hekur, alumin apo fiber karboni dhe të gjitha këto në një makinë të vetme.”

Ai thotë se ka kërkime për komponentë me bazë biologjike për pjesët e brendëshme të veturave që do të na çojnë në një të ardhme të qëndrueshme.

Duke gjykuar në bazë të modeleve në panairin e sivjetshëm, makinat e së ardhmes do të jenë më pak të kushtueshme ndërkohë që do të vazhdojë të bjerë ndikimi që kanë ndaj mjedisit.
XS
SM
MD
LG