Lidhje

Ndikimi i ndërtimeve tek festimet e 4 korrikut


Këtë vit, në disa zona të Parkut Kombëtar të Uashingtonit po kryhen rindërtime

Në Parkun Kombëtar të Uashingtonit do të zhvillohen festimet për 4 korrikun. Mijëra amerikanë vijnë këtu për të parë fishekzjarret, për të ndjekur koncerte dhe dalin për të kaluar mbrëmjen. Por këtë vit, disa zona të Parkut do të jenë të mbylluar për vizitorët.

Rreth 25 milion turistëve, që vizitojnë Parkun Kombëtar këtë vit, do t’u tërheqë vëmendjen ndryshimi i tij.

Zyrtarja i Parkut Kombëtar për informacionin, Carol Johnson thotë se ka tre projekte madhore për këtë zonë.

“Nuk kemi bërë më parë projekte kaq të mëdha. Vetëm baseni reflektues i Linklonit është ndërtimi më i madh deri më tani”, thotë ajo.

Baseni është rindërtuar krejtësisht.

“Qyteti i Uashingtonin është në gropë dhe ka nisur të zhytet. Kjo ka sjellë humbjen e rreth 2 milion litrave ujë”.

Ka një projekt të kushtueshëm për menaxhimin e ujrave në sezonin e stuhive për zonën e memorialit të Luftës së Dytë Botërore.

“Ka qenë një projekt i qetë gjatë ndërtimit dhe nuk kemi pasur shumë ankesa”.

Ky projekt ndërtimi ka përfshirë katër blloqe të Parkut Kombëtar. Dhe është vetëm pak hapa më larg ndërtesësë së Kongresit, ku do të zhvillohet një koncert i madh për ditën e Pavarësisë.

‘Unë nuk do të jem këtu atë ditë, por mendoj se njerëzit do të pështaten. Do t’u duhet të ndahen përgjatë zonave ku ndërtohet”, thotë një turist.

“Projektuesit nuk morën parasysh fluksin e njerëzve që ne kemi në këtë periudhë. Ne kemi inaugurime, këtu bëhen demostrata, koncerte dhe kjo sjell një ngjeshje të madhe të dheut”, thotë zonja Johnson.

Ndërkohë që janë shtuar gardhet dhe një hyrje tjetër , në disa pjesë të Parkut nuk do të lejohet hyrja Ditën e Pavarësisë.

“Diferenca këtë vit është se njerëzit nuk do të mund të kalojnë në rrugët 3 dhe 7, por ne mendojmë se ka vend për të gjithë”.

Ndërtimet që po bëhen mund të jenë të papërshtatshme, por shumë njerëz mendojnë se ia vlen të presësh deri sa të përfundojë.

“Do të jetë pak e vështirë që të qarkullosh, por duket se po bëhet punë e mirë. Shpresoj që të duket mirë kur të mbarojë çdo gjë dhe kur të kthehem mbas një viti të ketë mbaruar gjithë projekti”, thotë një turist tjetër.

Baseni pasqyrues do të përfundojë në gusht, ndërsa dy projektet e tjera përfundojnë në fund të vitit.

XS
SM
MD
LG