Lidhje

Washington Post: CIA keqinformoi publikun për teknikat e zbulimit


Lobby of the CIA Headquarters Building in Langley, Virginia, 2008 file photo.
Lobby of the CIA Headquarters Building in Langley, Virginia, 2008 file photo.
Gazeta The Washington Post thotë se sipas një raporti të Kongresit, CIA e keqinformoi publikun për vite me radhë mbi programin e teknikave të ashpra të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.

Gazeta njofton në numrin e sotëm se Komisioni i Senatit amerikan për Zbulimin, ka arritur në përfundimin se CIA kishte pretenduar pa të drejtë se programi kishte kontribuar për të nxjerrë informacion të besueshëm zbulimi që do të parandalonte sulme terroriste në të ardhmen. Në raport thuhet se agjentët e CIA-s kishin arritur të merrnin informacion të vlefshëm nga të ndaluarit, para se ata t’u nënshtroheshin teknikave të ashpra.

Në raportin me 6 mijë e 300 faqe thuhet gjithashtu se CIA nuk u kishte dhënë informacion anëtarëve të Kongresit për ashpërsinë e metodave të saj.

Programi kishte shkaktuar mosmarrëveshje të thella edhe brenda agjencisë. Gazeta thotë se në një rast, oficerët e CIA-s të pranishëm në një seancë marrjeje në pyetje në një burg të fshehtë në Tajlandë, u larguan pasi ishin tronditur nga “metodat brutale” të përdorura.
XS
SM
MD
LG