Lidhje

Asambleja Botërore e Rinisë mblidhet në Tiranë


Asambleja Botërore e Rinisë zhvillon nesër në Tiranë mbledhjen e 16 të përgjithshme me temën udhëheqja rinore në vazhdimësi e kaluara dhe e ardhmja”. Kjo organizatë me 124 vende antare ka mbledhur në Tiranë 500 të ftuar nga e gjithë bota; personalitete politike dhe kulturore.

Shqipëri: Roli i të rinjve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:35 0:00

Asambleja zhvillohet në Tiranë pikërisht në ditën kombëtare të rinisë.

Asambleja Botërore e Rinisë, është një organizëm ndërkombëtar i ngajshëm me OKB-në, që bashkëpunon me të, por është i pavarur. Sekretarja e Përgjithshme e kësaj organizate, Ediola Pashollari, mendon se është me rëndësi që mesazhet e Asamblesë Rinore të shpërndahen në botë nga Tirana drejtuar 3 miliardë të rinjve, që janë sa gjysma e popullsisë së globit.

Asambleja Botërore e Rinisë synon të forcojë pjesëmarrjen e qëndrueshme të të rinjve në udhëheqje dhe angazhim më të fortë të tyre në cështjet që shqetësojnë vendet. Nga mbledhja e 16 e asamblesë së përgjithshme pritet të dalë një dokument me politika për rininë, i cili i paraqitet të gjithëe shteteve për të vepruar njëlloj mbështetje të organizatave rinore dhe drejtuesve të rinj.

Të rinjtë luajnë një rol me rëndësi në nismat për zhvillimin e politikave. Përfshirja e të rinjve në hartimin dhe zbatimin e programeve të zhvillimit dhe udhëheqjes mund ta shtojë suksesin e qeverisjes. Organizata vlerëson se programet dhe politkat e reja duhen mbështetur fort tek të rinjtë, të zhvillojnë aftësitë drejtuese të tyre dhe të fitojnë pjesëmarrjen e tyre.

Vitet e fundit Shqipëria po nxjerr shumë drejtues të rinj në pothuaj të gjitha fushat dhe bashkëpunimi me asamblenë botërore të rinisë është një mbështetje më e madhe për ta. Shqipëria ribëhet antare e asamblesë së bashku me 24 shtete të reja. WAY është krijuar në vitin 1948 për të mbrojtur të drjetat e të rinjve dhe demokracinë, dhe 21 politika të tjera.

XS
SM
MD
LG