Lidhje

Westerwele: “Tërësia tokësore e Kosovës – e padiskutueshme”


Westerwele: “Tërësia tokësore e Kosovës – e padiskutueshme”
Westerwele: “Tërësia tokësore e Kosovës – e padiskutueshme”

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Guido Westerwele, tha sot në Prishtinë se tërësia tokësore e Kosovës është e padiskutueshme. Ai i bëri këto komente pas takimeve me udhëheqësit më të lartë politikë të Kosovës, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ministri gjerman tha se “harta e Evropës Juglindore është e mbyllur dhe çështjet e statusit dhe të territoreve në rajonin e Ballkanit janë zgjidhur përfundimisht”, ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë që mospajtimet ekzistuese ndërmjet Prishtinës e Beogradit, përfshirë problemet që ndërlidhen me veriun, të gjenden në bisedimet ndërmjet të dyja palëve. Ai tha se koha e përballjeve të dhunshme, koha e luftërave dhe konflikteve etnike në Evropë duhet të përfundojë. “Ne mendojmë se bashkëpunimi, në vend të konfrontimit, duhet të jetë thelbësorë për çdo proces në rajon, por kjo nënkupton që çdokush i respekton kufijtë”, tha ministri i jashtëm gjerman, duke nënvizuar se vendet e ajkonit kanë ardhmëri evropiane.

“Mirëpo, kjo do të thotë se nuk janë të dobishëm hapat e njëanshëm, por se duhet të zgjidhen dhe të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit. Bashkëpunim në vend të konfrontimit, ky është udhërrëfyesi i Bashkimit Evropian”, tha ministri Westerwele.

Ai tha se këto porosi do të transmetohen edhe në Beograd javën që vjen, kur atje pritet të qëndrojë kancelarja gjermane Angela Merkel.

Zoti Westerwele është ministri i parë i Bashkimit Evropian që viziton Kosovën, pas shpërthimit të trazirave në veriun e vendit si rrjedhojë e reagimeve të banorëve serbë ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për vënien nën kontroll të dy vend kalimeve kufitare me Serbinë.

Qetësia u rivendos në veri me një marrëveshje mirëkuptimi të arritur nga KFOR-i me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe ata të Serbisë. Sipas kësaj marrëveshjeje që nuk është nënshkruar nga askush, vendkalimet kufitare me Serbinë në veriun e Kosovës do të mbeten nën kontrollin e KFPOR-it deri në shtator, kur pritet rifillimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG