Lidhje

Paralajmërimi i Presidentit Trump për dëbime në masë  


Presidenti Donald Trump shkruante të hënën në Twitter se Agjencia e Imigracionit dhe Doganave "do të fillojë procesin e dëbimit të miliona imigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë pa leje në Shtetet e Bashkuara" javën e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti Trump ka kërcënuar të dëbojë imigrantë të paligjshëm në një shkallë masive. Pak pas inaugurimit të tij, në një intervistë, ai premtoi se do të dëbonte deri në 3 milionë imigrantë pa dokumenta me "të kaluar krimininale."

Por a mundet të ndodhë kjo? Dhe si konkretisht? Zëri i Amerikës sjell një perspektivë.

Sa arrestime dhe dëbime ka bërë Agjencia e Imigracionit dhe Doganave?

Sipas Institutit për Politikat e Imigracionit, në Shtetet e Bashkuara ka rreth 11.3 milionë imigrantë pa dokumenta.

Në vitin fiskal, dega e deportimece e Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE), arrestoi 158,581 vetë dhe regjistroi 256,085 largime, një rritje në krahasim me vitet 2016 dhe 2017, por një rënie e konsiderueshme nga viti fiskal 2012, kur kjo shifër arriti kulmin prej 409,849 personash.

Pse është paralajmërimi i Presidentit i diskutueshëm?

Edhe nëse Presidenti do të përpiqej ta realizonte atë që tha, numri i agjentëve të ICE-s nuk është aspak i mjaftueshëm për të kryer një operacion të përmasave të tilla. Siç njoftoi gazeta Washington Post më 17 qershor, do të duheshin javë të tëra planifikim, si edhe qindra madje edhe mijëra agjentë dhe personel rendi.

Në një bisedë me gazetarët të mërkurën, Drejtori në detyrë i ICE-s, Mark Morgan tha se sistemi i agjencisë është i mbingarkuar. Ai parashikon që rreth 1 milionë vetë të hyjnë nga kufiri jugor këtë vit.

ICE, që zakonisht nuk i bën publike operacionet e veta paraprakisht, duket se u kap në befasi nga njoftimi.

WATCH: Trump Warns Of Mass Deportations at Campaign Rally

Trump Warns Of Mass Deportations at Campaign Rally
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:02 0:00

Përveç kësaj në Shtetet e Bashkuara ekziston procesi i duhur dhe gjykatat e imigracionit kanë një numër të madh çështjesh të prapambetura. Sipas NPR-it, ky numër ka arritur në 900,000.

Presidenti Trump tha të hënën se Guatemala ishte e "gatshme të nënshkruante" një marrëveshje që do t'i detyronte imigrantët që t'i larghoheshin përndjekjes në El Salvador dhe Honduras që të kërkojnë azil në Guatemalë, në vend të Meksikës apo Shteteve të Bashkuara, duke konfirmuar kështu një njoftim të Zërit të Amerikës nga java e kaluar.

Një delegacion amerikan shkoi në Guatemala javën e kaluar për të kërkuar miratim për një protokoll "të një vendi të tretë të sigurt", gjë që nuk do të lejonte azil-kërkuesit nga Hondurasi dhe El Salvadori të aplikonin për azil në SHBA.

Ata do të kërkonin azil në Guatemala dhe do të ktheheshin mbrapsht nëse përpiqeshin të vazhdonin udhëtimin më tej në veri.

Cila ka qenë përgjigjia ndërkombëtare?

Qeveria meksikane ka treguar hezitim të nënshkruajë një marrëveshje "për një vend të tretë të sigurt" me Shtetet e Bashkuara, por ka shfaqur vullnet të nënshkruajë një pakt rajonal me vende si Guatemala, Panamaja dhe Brazili nëse përpjekje të tjera për të zbutur krizën e imigracionit, dështojnë. Sipas atij pakti, barra e procesit të azilit do të ndahej mes vendeve, në varësi të vendit ku azil-kërkuesi hyn fillimisht pasi lë vendin e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG