Lidhje

White’s Ferry, trageti i vetëm në Potomak


Tragetet kanë qënë dikur mjete shumë të rëndësishme për kalimin e lumenjve. Në lumin Potomac, i cili rrjedh përmes rajonit të Uashigtonit deri në Gjirin Chesapeake, në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, dikur lundronin më shumë se 100 tragete. Tani ka mbetur vetëm një prej tyre që lundron në këtë lumë. Trageti historik i White-sit, ose White’s Ferry, siç njihet ai, vazhdon lundrimin në këtë lumë që nga fundi i viteve 1700 dhe funksionon mjaft mirë.

Në një të shtunë me diell, makinat hynë në traget nën mbikqyrjen e kapitenit të White’s Ferry-it.

Radhën e kanë biçikletat. Scott Lake dhe miqtë e tij e përdorin tragetin për të shkuar në praktikën e vrapimit.

“Më pëlqen trageti. Kam ndijesinë sikur jetoj në të kaluarën. Duhet të të pëlqejë lumi që të jep mundësinë të shkurtosh distancën e udhëtimit me makinë”.

“Të ngjall nostalgji, dhe është një ndjesi që më pëlqen. Nuk është një traget i modernizuar, është një traget i vjetër, por e bën punën”.

Që kur filloi lundrimin në vitin 1786, White's Ferry është bërë një emër i njohur që kalon lumin që ndan Marilandin dhe Virxhinian. Ai ishte një pikë popullore tranziti për trupit gjatë Luftës Civile Amerike në vitet 1860.

Anija, Gjeneral Jubal A. Early e ka marrë emrin nga komandanti i trupave të Konfederatës në Luftën Civile.

Me kaliminm e kohës, trageti ndryshoi pronar. Familja e Malcolm Brown-it e ka atë në pronësi që nga viti 1946.

“Babai im u kthye në shtëpi nga Lufta e Dytë Botërore dhe ai e disa miq të ti e blenë tragetin. Në vitin 1972, kur unë mbarova shërbimin ushtarak, ata më kërkuan që të merresha me tragetin dhe ta drejtoja atë. Në fakt nuk desha ta bëja këtë, por pranova ta drejtoja për një vit dhe që prej atëhere jam angazhuar gjithnjë e më tepër”.

Me shtimin e biznesit, u zmadhua edhe trageti. Fillimisht trageti i familjes Brown transportonte tri makina. Ai u zëvendësua nga një traget prej hekuri për 15 makina dhe më vonë nga një mjet që tërhiqet me kavo e që transporton 24 makina.

I vetmi traget që lundron në Lumin Potomak është mjaft popullor mes udhëtarëve të rajonit.

“Eviton trafikun dhe je më pak i përqendruar. Unë e përdor atë çdo ditë. E marr kur shkoj në punë dhe e kam bërë këtë për rreth tetë vjet”.

“Natyrisht që mbërij shumë më shpejt atje ku dua të shkoj. Po ashtu është edhe një udhëtim i këndshëm”.

Udhëtimi kushton 5 dollarë për një rrugë ose 8 dollarë vajtje-ardhje, dhe shpenzimi ia vlen.

David Pierce, i riu dhe tre kapitenë të tjetë të liçensuar transportojnë udhëtarët nga ora 5 e mëngjesit deri në 11 të natës, gjatë gjithë vitit.

“Do të dëshiroja të ishte një udhëtim më i gjatë, jo vetëm tri minuta e gjysmë. Në fakt më duhet të bëj disa gjëra gjatë këtij udhëtimi, duhet të shikojmë lumin, tokën, anijen dhe të mbledhimparatë, të gjitha në të njejtën kohë, para se të mbërrijmë në anën tjetër”.

Nëse nuk ndërtohet një urë në afërsi, White's Ferry do të vazhdojë të lidhë të dy brigjet e Lumit Potomak.
XS
SM
MD
LG