Lidhje

Astronautja Peggy Whitson kthehet në Tokë


Kur astronautja amerikane Peggy Whitson të kthehet në Tokë në mbrëmje nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ajo do të ketë kaluar më shumë kohë në hapësirë se çdo amerikan tjetër.

57 vjeçarja Whitson, do të ketë kaluar 665 ditë në hapësirë gjatë tre misioneve të ndryshme, ose rreth një vit dhe 10 muaj jashtë atmosferës së Tokës. Ajo është gruaja më e moshuar që ka shkuar në hapësirë.

Whitson, e cila është biokimiste, e filloi misionin e saj të tretë dhe të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nëntorin e kaluar.

Gjatë misionit, ajo kreu disa ecje në hapësirë dhe është gruaja e parë që e komandon dy herë stacionin e hapësirës.

Whitson pritet të zbresë në Tokë, në Kazakistan, me një kapsulë ruse Soyuz. Prej andej ajo do të shkojë në Gjermnai dhe më pas do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, qytetin e saj Hjuston.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG