Lidhje

Shteti i Kolorados, zonë e fatkeqësisë natyrore


Presidenti Obama e ka deklaruar shtetin e Kolorados zonë të fatkeqësisë natyrore.

Sot Presidenti shkon atje për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret masive që kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe kanë shkaktuar të paktën një të vdekur.

Autoritetet thonë se që nga e marta kur zjarret filluan të dalin jashtë kontrollit, janë shkatërruar 346 shtëpi, duke i detyruar rreth 36 mijë banorë të qytetit Kolorado Springs, të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Deklarata e Presidentit Obama bën të mundur përdorimin e fondeve për fatkeqësitë natyrore, me të cilat do të ndihmohen njerëzit e prekur nga zjarri masiv Waldo Canyon dhe një tjetër zjarr në Koloradon veriore, që shkatërroi 257 shtëpi në fillim të muajit.

Flakët janë përhapur për shkak të temperaturave të larta mbi 37 gradë Celsius dhe nga erërat e fuqishme.

Tani 15 për qind e zjarreve janë vënë nën kontroll, falë rënies së temperaturave dhe qetësimit të erës, që i kanë ndihmuar zjarrfikësit në përpjekjet e tyre për shuajrjen e zjarreve.
XS
SM
MD
LG