Autoritetet amerikane në shtetin perëndimor të Kalifornisë u kanë bërë thirrje dhjetëra mijëra banorëve të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kërcënimit që vjen nga zjarret e fuqishme që kanë përfshirë zonën veri-perëndimore të Los Anxhelosit.
Mbi 30 shtëpi janë djegur dhe përhapja e zjarrit është ndihmuar nga erërat e forta e të thata.
Kryebashkiaku i Los Anxhelosit Eric Garcetti tha se deri më tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndaj sipas tij është e rëndësishme që njerëzit të largohen nga zonat në rrezik.
Dje zjarri pranë qytetit të Santa Clarita-s u përhap në një sipërfaqe prej rreth 12 kilometrash katrorë brenda pak orësh.
Zjarrfikësit pritet të jenë të angazhuar për shuarjen e zjarreve gjatë gjithë javës.
Facebook Forum