Lidhje

Wohlers: Vendimi i Natos jo negativ për Maqedoninë


Ambasadori amerikan në Shkup Paul Wohlers tha sot se rezultati i takimit të nivelit të lartë të Natos në Çikago nuk duhet të shikohet si negativ për Maqedoninë, siç e kanë vlerësuar disa faktorë politikë, pasi çështja e zgjerimit nuk ishte në planin e punës së Aleancës.

Duke folur në një konferencë për mjetet e informimit ambasadori tha se e kupton zemërimin për mungesën e një ftese për Maqedoninë për t’u anëtarësuar në Nato, ndërsa përsëriti mesazhin e sekretares së Shtetit Hilari Klinton se dyert mbeten të hapura për anëtarësimin e çdo vendi, përfshirë dhe Maqedoninë.

Ai theksoi, ndërkohë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në lidhje me mosmarrëveshjet midis Maqedonisë dhe Greqisë lidhur më çështjen e emrit të Maqedonisë, nuk ka juridiksion për Naton.

Zoti Wohlers, ndërkaq shprehu bindjen se problemi do të gjejë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.
Autoritete qeveritare në Shkup kanë reaguar duke akuzuar vende anëtare të Natos se po përdorin standarde të dyfishta dhe se vendi i tyre i ka plotësuar tashmë kushtet për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG