Dhuna ekstreme ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë e pranishme në Shqipëri. Pas vrasjes pak ditë më parë të një studenteje në Tiranë, në Malësi të Madhe u shënua të dielën një tjetër vrasje e një gruaje nga bashkëshorti i saj.
Gjatë ditës së hënë, një numër shoqatash joqeveritare dënuan aktet kriminale dhe bënë thirrje për ashpërsim të masave në mbrojtje të grave dhe vajzave nga çfarëdolloj forme e dhunës.
Facebook Forum