Lidhje

Parashikime pesimiste për ekonominë globale


FMN ka ulur parashikimin e rritjes globale, për shkak të krizës së borxhit në Evropë dhe ngadalësimit të rritjes në vendet në zhvillim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin e rritjes globale, për shkak të krizës së vazhdueshme të borxhit në Evropë dhe ngadalësimit të rritjes në tregjet në vendet në zhvillim. Edhe Kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke ka dhënë një pamje pesimiste të ekonomisë më të madhe në botë. Vlerësimi i fundit nga Shtetet e Bashkuara si dhe nga komuniteti ndërkombëtar tregon pesimizmin ekonomik në mbarë botën.

Katër vjet pas krizës financiare të vitit 2008, ekonomitë e botës vazhdojnë përpjekjet për t'u rritur. Papunësia në vendet e zhvilluara mbetet e lartë - dhe Kriza 3 vjeçare e borxhit në Evropë vazhdon të rëndojnë tregjet financiare.

Të hënën, këshilltari ekonomik në FMN, Olivier Blanchard tërhoqi parashikimet globale të institucionit mbi rritjen ekonomike nga 4.1 për qind në 3.9 për qind vitin e ardhshëm.

"Gjendja është pesimiste. Megjithëse rimëkëmbja vazhdon, ajo është e dobët. Pra rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet të jetë më e vogël sesa ishte parashikuar më parë. Ky nuk është fundi i botës, por gjithësesi, rimëkëmbja nuk është aq e fortë. ."

Thuajse të njëtën gjë thotë edhe drejtori i Rezervës Federale Ben Bernanke. Ai i tha një komitet të Kongresit të martën se pas një vrull rritjeje të shkurtër në fillim të këtij viti, punësimi është ngadalësuar ndjeshëm, së bashku me aktivitetin ekonomik.

"Pjesërisht, ngadalësimi në rritjen e prodhimit dhe në kapitalin e investimeve duket se pasqyron streset ekonomike në Evropë, që kanë sjellë uljen e kërkesave për eksportet amerikane."

Ekonomistët thonë se perspektiva për një recesioni global është rritur. Kjo është pjesërisht për shkak të pasigurisë në rritje në ekonomitë në zhvillim si Kina, Brazili dhe India, thotë ekonomisti Srinivas Thiruvadanthai.

"Dekadën e fundit, veçanërisht deri vitin 2008, këto vende gëzonin suficit tregtar me ekonomitë e zhvilluara, SHBA dhe Evropë. Por kjo gjendje ka ndryshuar për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë në vështirësi dhe kjo është duke shkaktuar tkurrjen e deficitit të tyre tregtar."

Por një rrënim i eurozonës ose një krize fiskale në SHBA, mund të ndodhët nëse Kongresi dështon të merret me çështjen afatgjate për uljen e deficitit dhe duke iu shmangur rritjes së taksave. Analisti pranë firmës Standard dhe Poor Sam Stovall, e sheh rimëkëmbjen si proces të vazhdueshëm.

"Kina ka të ngjarë të shohë rritje ekonomike 7 - 8 për qind -. krahasuar me 9 për qind vitin e kaluar dhe Shtetet e Bashkuara kanë gjasa vetëm për rreth 2 për qind rritje për të gjithë vitin 2012. Pra është ende një gjysmë rimëkëmbjeje, por gjithësesi përmirësim ".

Pavarësisht nga një angazhim për të marrë hapa të mëtejshme për të stimuluar ekonominë amerikane, shefi i Bankës Qëndrore Bernanke nuk ofroi të dhëna se çfarë veprimesh mund të marrë kjo bankë. Disa vëzhgues të tregut mendojnë se Banka Qëndore mund të veprojë pas takimit të saj të ardhshëm në fund të korrikut.
XS
SM
MD
LG