Lidhje

Rritje në bursat evropiane dhe aziatike


Rritja pason marrëveshjen e vendeve të Eurozonës për t’i dhënë Spanjës 125 milardë dollarë ndihma

Tregjet e aksioneve shënuan sot ngritje në bursat evropiane dhe ato aziatike. Rritja pason marrëveshjen e vendeve të Eurozonës për t’i dhënë Spanjës 125 milardë dollarë ndihma për të shpëtuar bankat e saj të rrezikuara.

Sipas analistëve bankat spanjolle janë tani në epiqendër të krizës evropiane të deficiteve buxhetore. Analistët thonë se marrëveshja e arritur të shtunën është një hap i rëndësishëm për të shpëtuar bankat spanjolle nga falimentimi, por ata paralajmërojnë, se kjo ndihmë nuk mund të zgjidhë problemet ekonomike të këtij vendi.

Sipas analistëve paketa e ndihmave për Spanjën i jep Eurozonës pak më shumë kohë për të zgjidhur krizën buxhetore në përgjithësi.
XS
SM
MD
LG