Lidhje

Fragment i majës së kullës së re të QBT-së


Kjo pjesë e kullës e mbështjellë me flamurin amerikan, mbush boshllëkun e krijuar në pamjen e New Yorkut, që u krijura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

Në New York u vendos me ndihmën e vinçit një fragment i majës së kullës së re të Qendrës Botërore të Tregtisë, të njohur si One World Trade Center.

Kjo pjesë e kullës e mbështjellë me flamurin amerikan, mbush boshllëkun e krijuar në pamjen e New Yorkut, që u krijura pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Kur maja e kullës së re të vendoset e plotë ditët e ardhshme, ajo do të shërbejë si kapak për strukturën simbolike 541 metra të lartë, apo 1776 feet, që përkon me vitin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Maja e kullës me 104 kate do të shërbejë si bazë për vendosjen e disa antenave, duke e bërë ndërtesën më të lartën në Hemisferën Perëndimore. Maja 124 metrëshe do të përdoret gjithashtu si një antenë për transmetimet botërore.

Punëtorët dhe vizitorë të rastit e shoqëruan me duartrokitje ngritjen me vinç të majës së kullës.
XS
SM
MD
LG