Lidhje

OBT: Kina diskriminon kompanitë amerikane


Kina u mohon kompanive të kartave të kreditit qasje të plotë në tregun kinez

Organizata Botërore të Tregtisë ka arritur në përfundimin se Kina është duke diskriminuar kompanitë amerikane të kartave të kreditit, duke u mohuar atyre qasje të plotë në tregun kinez.

Sot, Organizata Botërore të Tregtisë pranoi si të vlefshme pretendimet amerikane se një kompani kineze, China UnionPay, kishte diskriminuar institucione të huaja financiare, duke mos u lejuar atyre përdornin sistemet elektronike të pagesave në vend.

Vendimi mund të ankimohet në trupin e Apelit të OBT-së, por në se qëndron i tillë, do t’i japë kompanive amerikane si Visa, Mastercard dhe American Express qasje të re në tregun e madh kinez.
XS
SM
MD
LG