Lidhje

Kinë, dënohet blogeri me 8 vjet burg


Një aktivist i njohur kinez i të drejtave të njeriut u dënua me tetë vjet burg nën akuzat për subversion.

Wu Gan, bloger i njohur me pseudonimin "Super Vulgar Butcher", u dënua të martën në një gjykatë të Pekinit.

Wu Gan, i cili u arrestua në maj të vitit 2015 në Kinën juglindore, fitoi famë për sarkazmën e përdorur ndaj zyrtarëve politikë kinezë gjatë një fushatë të zgjatur kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit.

Gjykata tha se Wu ishte përpjekur të "përmbyste pushtetin shtetëror dhe sistemin socialist" përmes një serie veprimesh "kriminale", duke përfshirë përhapjen e informacionit të rremë dhe fyerjen e njerëzve në internet.

Wu Gan është midis qindra aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut të përfshirë në një goditje masive të qeverisë ndaj disidentëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG