Lidhje

Xhef Golub me albumin e tij të ri "The Thrill Is Gone"


Xhef Golub me albumin e tij të ri "The Thrill Is Gone"
Xhef Golub me albumin e tij të ri "The Thrill Is Gone"

Viti 2011 ka qenë si një xhiro me rollokoster për kitarristin e muzikës xhaz dhe bluz Xhef Golub, i cili pasi humbi plotësisht shikimin, nxori në treg albumin e tij të ri. Në vazhdim ju njohim me këtë album dhe njëkohësisht me sfidat e artistit për të arritur suksesin e tij:

Xhef Golub u bë i famshëm duke i rënë kitarrës, krahas me yjet muzikës rok Rod Stewart dhe Billy Squier. Ai ka regjistruar 9 albume solo, ka qenë drejtuesi i grupit dhe ka zhvilluar rregullisht turne në të gjithë botën. Të kesh një karrierë të suksesshme dhe njëkohësisht të krijosh familje, duhet që të jesh një njeri i ekulibruar, por tani, pas 30 vjet karriere të suksesshme muzikore, Xhef po ndeshet me sfidën më të madhe që patur deri më sot: të qenit i verbër.

Ai thotë se u diagnostikua me dëmtimin e nervit optik, por mjekët i thanë se mundësia që ai të verbohej plotësisht ishte e vogël.

“Humba shikimin në syrin e djathtë me mendova, OK, shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë njëlloj edhe me një sy. Nuk u tregova njerëzve për këtë. Por në fund të qershorit dhe fillim të korrikut, fillova të kem problem edhe me syrin e dytë. Atëhere vendosa t’u tregoj njerëzve, sepse e dija se gjendja ime do të keqësohej. Pra, nuk kisha si ta fshihja më këtë fakt. Mjekët më thanë se 10 deri në 15 për qind e njerëzve që u dëmtohet nervi optik në sy, fillojnë të kenë të njëjtin problem dhe me syrin tjetër. Mendova se do të isha me fat, por kjo nuk ndodhi.”

Xhef dhe grupi i tij muzikor vazhduan punën me regjistrimin “The Three Kings’, që i kushtohet heronjve të tij të muzikës blues, kitarristëve Albert, Fredi dhe B. B. King. Në album përfshihen edhe pianisti i madh Henry Butler, i cili u verbua kur ishte 3 muajsh, si dhe solisti dhe bateristi Josh Dion, kitarristët e tjerë Sonny Landreth dhe Robben Ford. Po dëgjoni tani këngën “Let the good time roll”:

Jef kohët e fundit interpretoi në koncertin “Friends of Jeff Golub”, ku morën pjesë një numër i madh artistësh, me synimin për të mbledhur fonde për të paguar shpenzimet mjekësore për artistin e verbuar. Ai thotë se megjithë gjendjen e tij, ai synon ta jetojë jetën plotësisht.

"Këto e bëj edhe sepse kam fëmijë, dy djem, një 8-vjeçar dhe një 10-vjeçar. Ata kanë nevojë për mbështjetjen time, dua të marrin forcën nga unë, babai i tyre".

Jeni duke dëgjuar tani interpretimin nga grupi i Xhef Golubit. Këngën “Every day I have the blues”, të përfshirë në albumin “The Three Kings”.

XS
SM
MD
LG