Lidhje

2019, një vit i vështirë për Kongresin amerikan


Viti 2019 filloi me entuziazëm për Kongresin amerikan, pasi një numër rekord grash dhe përfaqësuesish të pakicave etnike e fetare, bënë betimin si ligjvënës. Por pak pasi 435 ligjvënës dhe 100 senatorë filluan punën, dolën në pah dallimet e mëdha politike, të cilat penguan punën e Kongresit, i cili por e përfundon vitin i konsumuar nga procesi i shkarkimit të presidentit Donald Trump.

Viti 2019 filloi për Shtetet e Bashkuara me mbyllje të qeverisë që zgjati për 35 ditë, më e gjata në historinë amerikane.

“Nuk ka kohë për të humbur. Erdhëm me 4 janar, kur edhe e bëmë betimin dhe brenda pak orësh votuam për rihapje të qeverisë”, kishte deklaruar ligjvënësja demokrate Katie Porter më 9 janar 2019.

Por qeveria do të qëndronte e mbyllur deri në fund të janarit, gjë që shtyu për në shkurt fjalimin vjetor të presidentit.

“Mund të lëmë pas përçarjet, shërojmë plagë të vjetra dhe të ndërtojmë një marrëdhënie të re”, deklaroi presidenti Donald Trump më 5 shkurt 2019.

Kjo ide është vështirë të realizohet, në kushtet kur një parti, në këtë rast demokratët kanë shumicën e kongresit ndërsa republikanët kontrollojnë senatin.

“Secili fajëson tjetrin. Si rezultat po shohim bllokadë dhe jo lëvizje në çështje që kanë rëndësi. Mendoj se amerikanët kishin të tjera shpresa”, tha Capri Cafaro, ish-senatore nga shteti Ohajo.

Deri në mes të dhjetorit, kongresi ka miratuar 90 projektligje, që shënon vitin më joproduktiv në histori. Shumë nga projektligjet, kishin të bënin me çështje të vogla.

“Fakti që nuk kanë bërë thuajse asgjë, reflekton dallimet filozofike dhe ndasitë. Sigurisht të gjithë ata i kanë sytë nga zgjedhjet e ardhshme”, thotë Steven Billet nga Universiteti George Washington.

Bllokimi u thellua nga procesi me synim shkarkimin e presidentit Donald Trump.

“Asnjë president në Shtetet e Bashkuara nuk supozohet të bëhet diktator”, tha Jerrold Nadler, ligjvënës demokrat.

Për habi të shumë vëzhguesve, dhoma e përfaqësuesve arriti marrëveshje me presidentin që të kalohet një marrëveshje e madhe tregtare me Meksikën dhe Kanadanë.

“Ai vazhdon të jetë president dhe nëse do që të zbatosh politika, duhet të punosh me të. Politikanët e kanë aftësinë t’i ndajnë gjërat, duke e ditur që duhet të miratojnë ligje”, thotë Michele Swers nga universiteti Georgetown.

Edhe legjislacionet për emigracionin, kujdesin shëndetësor dhe kontrollin e armëve, ngecën.

Megjithatë marrëveshje është arritur në hulumtime për sigurinë e armëve, u financua një pjesë e murit në kufi dhe u rrit mosha e lejuar e blejres së duhanit në 21.

Në rrafshin ndërkombëtar, viti 2019 solli ligje që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe vetëqeverisjen në Hong Kong.

“Jemi mirënjohës që presidenti nënshkroi këto ligje”, tha Nancy Pelosy, kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Edhe ligji për të drejtat e ujgurëve kaloi në dy dhomat.

“Duhet t'i themi mjaft gjenocidit kulturor dhe mizorive që vuajnë ujgurët dhe të tjerët në Kinë”, tha Chris Smith, ligjvënës republikan.

Përpjekjet që të pengohet furnizimi me armë i Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkaura Arabe, Anglia, Franca, Spanja dhe Italia dështuan pas përdorimit të vetos, sikur që dështoi përpjekja që t’i jepej fund përfshirjes amerikane në fushatën ushtarake arabe në Jemen.

Ekspertët thonë se linja produktive e kongresit mund të përfundoj në fund të janarit kur Uashingtoni ka sytë nga zgjedhjet e vitit 2020.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG