Lidhje

Yellen: Inflacioni ende i ulët


Kryetarja e Rezervës Federale në Shtetet e Bashkuara Janet Yellen, thotë se inflacioni pritet të rritet me ngadalë nga nivelet aktuale për të arritur në nivelin 2 për qind, që është objektivi i Bankës Qendrore para se ajo të fillojë të ngrejë shkallët e interesave.

Në fjalimin e saj të parë të rëndësishëm që nga ardhja në këtë post, zonja Yellen tha në takimin e Klubin Ekonomik në New York se niveli i ulët i inflacionit po ndikohet “përkohësisht” nga faktorë të tillë si ngadalësimi i rritjes së çmimeve të energjisë për konsumatorët. Por ajo shtoi se parashikimet afatgjata për inflacionin mbeten të qëndrueshme.

Ajo tha se Rezerva Federale nuk pritet ta ngrejë nivelin e interesit, deri sa kuotat e inflacionit dhe papunësisë të bëjnë të nevojshë një gjë të tillë.

Zonja Yellen po ashtu paralajmëroi se zyrtarët vazhdojnë të parashikojnë vetëm një rënie graduale të papunësisë gjatë 2-3 viteve të ardhshme, edhe pse ajo tha se rimëkëmbja e ekonomike e vendit deri tani ka shënuar arritje të rëndësishme.
XS
SM
MD
LG