Lidhje

E paqartë e ardhmja politike e Jemenit


E ardhmja politike e Jemenit ka mbetur e pasigurtë, pasi parlamenti vendosi sot të mblidhet të dielën për të diskutuar nëse duhet ta pranojë dorëheqjen e Presidentit Abd Rabbuh Mansour Hadi.

Presidenti dhe qeveria e Jemenit e dhanë dje dorëheqjen. Kjo situatë vjen pas një konflikti mes presidentit dhe milicisë Houthi. Milicia Houthi rrethoi ndërtesat qeveritare në kryeqytet të hënën me kërkesën që projekt-kushtetuta të ndryshohej.

Duke u bazuar në një njoftim në Facebook të kryeministrit Khaled Bahah, agjencia Reuters e citonte atë të thonte se qeveria nuk do të përfshihet në një “qorrsokak politik jo konstruktiv”.

Sot në kryeqytetin Sana pati protesta të vogla kundët grupit Houthi, por situata atje ka qenë relativisht e qetë.

Dje në Sana, i dërguari i Kombeve të Bashkuara Jamal Benomar tha se kriza politike do të zgjidhej vetëm në se grupet rivale respektojnë marrëveshjet e arritura më parë, që kërkojnë bashkëqeverisjen e dy grupeve rivale dhe të që t’i jepet fund dhunës.

Sekretari i Shtetit John Kerry, në fjalimin që mbajti në Forumin e Ekonomisë Botërore në Davos të Zvicrës, shprehu shqetësim lidhur me situatën e sigurisë në Jemen.

XS
SM
MD
LG