Lidhje

YouTube do të heqë videot me falsitete për manipulim zgjedhor


FILE PHOTO: Silhouettes of mobile device users are seen next to a screen projection of Youtube logo in this picture illustration
FILE PHOTO: Silhouettes of mobile device users are seen next to a screen projection of Youtube logo in this picture illustration

Rrjeti i medias sociale YouTube tha të mërkurën se do të fillojë të heqë videot ku pretendohet pa fakte se manipulimet në masë çuan në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Ky vendim, i cili pritet të nisë të zbatohet të mërkurën, shënon një ndryshim nga qasja e mëparshme e YouTube për të mos ndërhyrë drejtpërdrejt sa u përket videove me përmbajtje të tillë.

Ai vjen një ditë pas mbarimit të afatit ligjor në Shtetet e Bashkuara, që u kërkon shteteve të kenë çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale deri më 8 dhjetor.

Platformat në internet kanë qenë nën presion për t’i vënë fre dezinformimit mbi zgjedhjet në faqet e tyre.

YouTube, në pronësi të kompanisë Google të Alphabet Inc, mori një qasje më pak të drejtpërdrejtë se kompanitë Facebook Inc dhe Twitter Inc, të cilat filluan etiketimin e përmbajtjes ku kishte dezinformim për zgjedhjet.

Pas zgjedhjeve të nëntorit, Reuters identifikoi disa kanale në YouTube që fitonin para nga reklamat ku amplifikoheshin teoritë për mashtrime zgjedhore.

Muajin e kaluar, një grup senatorësh demokratë i kërkuan YouTube-it që të angazhohej për heqjen e informacioneve të rreme për rezultatin e zgjedhjeve të 2020-s dhe për zgjedhjet e ardhshme për dy vendet e Senatit në shtetin Xhorxhia.

I pyetur rreth mënyrës se si do të zbatohej politika për zgjedhjet në Xhorxhia, një zëdhënëse e YouTube-it tha se ajo zbatohet vetëm për zgjedhjet presidenciale.

YouTube tha në një postim të mërkurën se që nga shtatori kishte hequr mbi 8'000 kanale dhe mijëra video që përhapnin dezinformin për zgjedhjet, pasi shkelnin praktikat ekzistuese.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG