Lidhje

Autoritetet hetojnë motivet e sulmit në YouTube


Policia në Kaliforni ende po punon për të zbuluar se përse një grua hapi zjarr në zyrat qendrore të kompanisë YouTube pranë qytetit San Françisko, duke plagosur tre vetë para se të vriste veten.

Mbrëmë vonë një zëdhënës i spitalit në San Françisko tha se dy gratë e plagosura janë në gjendje të mirë, ndërsa personi i tretë, një burrë, në gjendje kritike. Sot pritet që policia në San Bruno të publikojë më shumë të dhëna mbi autoren e sulmit dhe viktimat. Chris Dale është Shef i Komunikimeve me kompaninë YouTube.

“Duket sikur të gjithë punonjësit e kompanisë YouTube ishin viktima të këtij krimi. Shprehim keqardhjen tonë për ata që u lënduan nga ky sulm. Lutemi për ata dhe familjet e tyre. Mirënjohje të veçantë për policinë e qytetit San Bruno. Reagimi i tyre i shpejtë funksionoi shumë mirë.”

Zyrtarët e policisë njoftuan mbrëmë se deri në atë moment nuk kishte të dhëna se autorja e sulmit, 39 vjeçarja Nasim Najafi Aghdam nga San Diego, i njihte viktimat, apo që individët ishin vënë në shënjestër qëllimisht. Trupi i autores së sulmit u gjet në ndërtesë. Një nga gratë e plagosura arriti të largohej nga ndërtesa dhe të shkonte në një lokal aty pranë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG