Lidhje

Shqipëri:mijëra punëtorë pa sigurime shoqërore


Goditja e ekonomisë informale dhe punës në të zezë po vazhdon me këmbëngulje në Shqipëri, me një mori kontrollesh të vazhdueshme. Inspektoriati i Punës ka zbuluar mujat e fundit 2 mijë e 100 subjekte krejtësisht informale, pa licencë dhe në to ka gjetur 4 mijë e 200 punonjës informalë, pa sigurime shoqërore. Edhe pse me një numër të pamjaftueshëm ekspertësh për të mbuluar të gjithë vendin Inspektoriati ka zbuluar edhe 800 punëtorë të tjerë të pasiguruar nëpër firmat e licensuara.
Puna informale në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00

Janë gjithsej 5 mijë punëtorë pa sigurime shoqërore, që po shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore dhe rreth 2 mijë e 100 firma private që po shtohen në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Drejtuesi i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, thotë se kontrollet po synojnë jo thjesht gjobitjen por edhe ndërgjegjësimin e kompanive, që me zbatimin e ligjit janë më të fituar se sa me shkeljen dhe fshehjen e tij. Një mori takimesh të tilla janë zhvilluar me firmat në Vlorë, Korçë, Dibër, Kukës dhe në Tiranë.

Statistikat tregojnë se kompanitë po reagojnë në përputhje me ligjin edhe për punësimin edhe për sigurinë apo shëndetin e punëtorëve. Në këtë tremujor aksidentet në punë janë pakësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parëdhe mbi 200 firma ngritën këshillat e sigurisë. Firmat po i vizitojnë punëtorët tek mjeku, madje një mijë e 500 persona janë punësuar si mjekë ndërmarrje. Kompanitë nuk po e fshehin më gjendjen shëndetësore dhe po i deklarojnë sëmundjet haptas dhe deri tani një mijë e 465 punëtorë kanë dalë me sëmundje profesionale.

Një kapitull më vete janë edhe ankesat e punëtorëve për pushime të padrejta nga puna. Këtë vit janë paraqitur 24 ankesa të reja dhe gjysma e tyre janë zgjidhur në favor të punëtorëve, ndërkohë që Inspektoriati po rishqyrton edhe ankesa të vjetra, që janë kthyer sërish. Krahas luftës kundër informalitetit dhe punës në të zezë, sfida e kësaj fushe mbeten parandalimi i rreziqeve në punë, përmirësimi i kushteve të punës dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve. Shqipëria po ngre një bazë të dhënash, një regjistër kombëtar, sipas rregullores së Bashkimit Europian, si dhe po përshtat ligjet me direktivat e Bashkimit Europian dhe me konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO.

XS
SM
MD
LG