Lidhje

Përgatitje për zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji


Përkrahësit e Presidentit të Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili, dhe të udhëheqësit të opozitës Bidzina Ivanishvili mbajtën manifestimet e tyre të fundit politike në përgatitje të zgjedhjeve parlamentare që mbahen të hënën.

Ligjvënësit e zgjedhur do të caktojnë kryeministrin e ri, të cilit do t’i jepen disa kompetenca presidenciale pasi zoti Sakashvili të përfundojë mandatin e tij vitin e ardhëshëm.

Presidenti Sakashvili dhe Lëvizja e tij e Bashkimit Kombëtar tërhoqën rreth 55 mijë njerëz në tubimin e tyre të premten në mbrëmje, shumë prej tyre të ardhur me autobuz nga rrethet. Por presidenti, i cili ka mbajtur postin që nga viti 2003, është kritikuar për politikën e tij të ashpër dhe administrata e tij përsoi një goditje të rëndë në fillim të këtij muaji kur u transmetuan video në televizionin gjeorgjian që tregonin rojat e burgut duke abuzuar të burgosurit.

Koalicioni opozitar i Ivanishvilit, Ëndërra Gjeorgjiane, mbajti dje një manifestim që tërhoqi rreth 100 mijë njerëz. Udhëheqësi miliarder i opozitës u tha të pranishëmbe se sistemi i zotit Sakashvili duhet të shkatërrohet. Ai tha se fati i vendit është në rrezik.

Nuk është e qartë se cila palë do të fitojë më shumë vota në zgjedhjet e të hënës.
XS
SM
MD
LG