Lidhje

Zgjedhjet vendore në rajonin bask të Spanjës


Në Spanjë, zgjedhësit baskë po hedhin sot votat për pushtetin vendor, ndërkohë që çështja kryesore shqetësuese në vend dhe në rajonin e tyre mbetet ekonomia. Rajoni Galacia tradicionalisht ka mbështetur Partinë Popullore të kryeministrit Mariano Rajoy, por problemet ekonomike mund t’i kushtojnë shtrenjtë atij në këtë rajon që ka ndër ritmet më të larta të papunësisë në mbarë Spanjën:

Pritet që zgjedhjet e sotme rajonale të sjellin mundjen e udhëheqësit socialist Patxi Lopez në asamblenë e rajonit të begatë në veri të Spanjës. Këto janë zgejdhjet e para rajonale që kur grupi separatist ETA shpalli një armpushim të përhershëm në betejën e tij për një shtet të pavarur bask.

Rajoni bask ka qenë i mbërthyer prej dekadash në dhunë separatiste. Tani votuesit thonë se përparësia kryesore është dalja nga kriza ekonomike.

Zgjedhjet rajonale janë një provë e rëndësishme për politikat ekonomike të kryeministrit Mariano Rajoy për rajonin Galicia, që ka ndër ritmet më të larta të papunësisë në vend. Galicia tradicionalisht ka mbështetur Partinë Popullore, prandaj humbja për partinë në pushtet në këtë rajon do ta trondiste partinë e kryeministrit.

Në qytetin port Vigo, votimet filluan me ritme të ulëta në mëngjes. Amanda Fernandez, aktiviste për partinë socialiste thotë se pjesa më e madhe e spanjollëve janë të shqetësuar për ekonominë:

“Problemi që preokupon spanjollët është mungesa e punës. Shoqëria po bëhet gjithnjë e më e polarizuar. Shumë familje nuk kanë as edhe një pjesëtar të vetëm në marrëdhënie pune. Programet sociale që kishim në funksionim po përkeqësohen. Të pasurit po pasurohen më tej dhe të varfërit po varfërohen”.

Kryeministri Rajoy nuk ka pranuar të diskutojë nëse qeveria do të kërkojë ndihma financiare gjatë sezonit zgjedhor, megjithëse pjesa më e madhe e spanjollëve besojnë se ndihmat janë të domosdoshme. Shumë vëzhgues besojnë se planet për një paketë ndihmash për krizën do të bëhen publike pas zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG