Lidhje

Shqipëri: Ende pezull mbyllja e reformës zgjedhore


Komisioni parlamentar kalon në parim thuajse të gjithë kapitujt. Mbeten të hapura nenet që lidhen me rikompozimin e KQZ dhe procedurat ankimore

Në Shqipëri, komisioni i reformës zgjedhore ka mbyllur thuajse të gjithë kapitujt e kodit të ri duke lënë pezull vetëm disa nene që lidhen me çështjet për të cilat palët ende nuk bien dakort.

Eksperti i opozitës në komision, Bledar Cuci, tha sot se mbeten të hapura për diskutim nenet që lidhen me rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe me dy momente të procedurave ankimore, veaçnërisht kërkesa për mundësinë e hetimit të materialeve zgjedhore. Zoti Cuci dha shenja optimizmi për mundësinë e gjetjes së një marrëveshjeje me demokratët edhe për këto çështje në ditët që vijnë.

Po sot në Komision, partitë e vogla paraqitën kërkesën për ndërhyrje në sistemin zgjedhor dhe korrektimin e tij. Socialistët janë shprehur në favor dhe u kanë kërkuar demokratëve që të pozicionohen mbi këtë çështje.

Bashkëkryetari i komisionit, demokrati IIir Rusmali kërkoi që për kërkesën e partive të vogla të shprehen eskpertët nëse ajo është ose jo në përputhje me mandatin e komisionit të reformës zgjedhore.
XS
SM
MD
LG